Protesta para Kuvendit/ Opozita jashtë sallës kërkon dënimin e grabitësve të votës, ndërsa”rilindja” brenda saj krijon me dezertorët “opozitën fallso”, të cilët që dje bashkuan votat me PS-në. Orë pas ore, ne protestën

483
Sigal

Mazhoranca po krijon “Opozitë të Re” me deputetë që pranuan mandatet e braktisura, duke provokuar në përplasje civile

Opozita proteston fuqishëm para parlamentit: “E duan Shqipërinë pa Edi Ramën!”

Jakup B. GJOÇA

Është e paprecedent, që një parlament në një vend që aspiron të ndërtojë standarde demokratike, dhe pretendon që të integrohet në Bashkimin Evropian, të vazhdojë “qetësisht” punimet, kur opozita, jo vetëm i ka djegur mandatet e deputetëve, por kauza e saj përqafohet nga mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët protestojnë fuqishëm përpara parlamentit. Por, më e rrezikshme bëhet situata, kur mazhoranca, duke e injoruar mungesën e opozitës, mundohet me artifice ligjore të ndërtojë një “Opozitë të Re” siç u shpreh edhe ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin” me deputetë që dolën jashtë vendimit politik të partive, që përfaqësonin, dhe kjo lojë politike mund të shtyjë ngjarjet në Shqipëri deri në përplasje civile. Vështirë të rezistojë kjo lloj demokracie hibride e mazhorancës, që me disa deputetë që nuk përfaqësojnë politikisht askënd, të mbledhë shumën e kartonëve në Parlament dhe, paskëtaj, të miratojë çdo ligj, qoftë edhe ato ligje kushtetuese që dëshiron ose shprehin vetëm interesat e veta politike.

Jashtë Parlamentit protesta, brenda deputetët rebelë bëjnë betimin

Jashtë sallës së Parlamentit ka nisur protesta e opozitës nën thirrjen: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën!”. Njëkohësisht ka nisur edhe seanca plenare në Kuvend. Pas Vasilika Hysit fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama: Do fitojmë të 61-të bashkitë

Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentit: Jemi gati të dialogojmë për gjithçka, por jo të negociojmë rregullat themelore të këtij sistemi, ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit respektojnë mandatet. S’kanë asnjë shans të marrin një Bashki të vetme nga ato që kemi dhe shumë pak shanse të ruajnë ato Bashki që kanë. Ne na takon t’i marrim të gjitha bashkitë. Me opozitën e re ne do e çojmë përpara reformën zgjedhore.

 

Basha: 16 marsi do të jetë protesta vendimtare për të përcjellë Ramën

Populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të Asamblesë së Krimit dhe nxjerrjen e kësaj Asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horrave, hajdutëve dhe kriminelëve. Ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. 16 marsi, do të jetë protesta vendimtare për të përcjellë Edi Ramën. Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama.

Kryemadhi: PS po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale

Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit. Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë specialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme dhe pse bëjnë si të fortë, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën.

 

Protesta Orë pas ore

Ora 00.00

Bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë para parlamentit, që nga fillimi i pedonales nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe nga unaza e vogël, anës lumit të Lanës. Të dyja anët e pedonales janë bllokuar me kordon policor. Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve, por do të bëjnë edhe identifikimin e tyre biometrik. Ndërsa dje herët në mëngjes policia i leu shtyllat ku ishin instaluar kamerat me graso, që protestuesit të mos mundeshin dot të ngjiteshin e t’i dëmtonin. Garda ka montuar një shkallë, e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë. Policia ka bllokuar të gjitha autobusët që do niseshin nga rrethet, duke ushtruar presion ndaj shoferëve me shantazhe për gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të automjeteve

PD: Mbani gjobat, si dëshmi krimi ndaj drejtuesve të policisë

Dje, drejtues të PD-së u bënë thirrje të gjithë drejtuesve të autobusëve dhe mjeteve të tjera, që u gjobitën nga drejtues dhe oficerë të policisë së shtetit, që të mbajnë fletë-gjobat, deri sa PD-ja të vijë në qeveri dhe ato të shërbejnë si provë faji ndaj padive penale kundër këtyre “qehajajve” të qeverisë, që shantazhojnë e kërcënojnë popullin duke shkelur ligjin.

Ora 09:04 -Deputetët e mazhorancës kanë mbërritur në Kuvend një orë më herët me qëllim shmangien e incidenteve të së martës së kaluar.

Ora 09: 10 -Ylli Shehu në Kuvend: Mandati është i imi, nëse LSI më përjashton, punë e saj.

Ora 09:20 -Basha mbërrin në selinë e PD-së.

Ora 10:00– Qytetarët gati për protestë, të pajisur edhe me mjete mbrojtëse e kundragaz.

Ora 10.00– Në Kuvend fillon seanca plenare.

Ora 10:08- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend. Banorët e Astirit i janë bashkuar protestës para parlamentit. Protestuesit thërrasin: Rama ik!

Ora 10:15- Protestuesit jashtë Kuvendit përcjellin fjalën e Ramës në sallë me tymuese dhe kapsolla.

Ora 10:29– Basha dhe Berisha lënë selinë e PD-së dhe i drejtohen protestuesve para Kuvendit. Rrugës iu bashkua edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ora 10:35- Pas fjalimit në seancë, kryeministri Rama largohet nga Kuvendi. Ndërkohë ish-deputetët e PD dhe LSI së bashku me kryetarët e partive u janë bashkuar protestuesve. Fjalimet e para po mbahet nga kandidatët që kanë refuzuar të marrin mandatet parlamentare. Skema është e njëjtë, fjalime mes protestuesve pa podium.

Ora 10:36 – Parlamenti 30 minuta pushim. Do të mblidhet Këshilli i Mandateve për verifikimin e mandateve të 4 deputetëve nga lista shumë emërore e LSI-së.

Ora 11:22– Protestuesit djegin goma.

Ora 12:07– Protestuesi hedhin shashka në drejtim të kordonit të policisë.

Ora 12:20– Protestuesit djegin goma.

Ora 12:32– Mbyllet seanca plenare.

12:38- Basha mban fjalimin nën thirrjet “Rama ik!”, ndërkohë që ka djegie gomash dhe shpërthim shashkash.

Ora 12:51- Përplasje me policisë dhe protestuesve para KQZ-së. Ndërkohë krerët e partive janë futur në KQZ për të dorëzuar dosjen me kandidatët që kanë refuzuar marrjen e mandateve.

Ora 12:57- Janë 103 kandidatë nga PD dhe 75 nga LSI që kanë firmosur refuzimin e mandatit. Opozita e bashkuar shkon ën KQZ për të dorëzuar listën me kandidatët që refuzojnë mandatet, krerët e partive politike të opozitës së bashkuar, të ndjekur edhe nga protestuesit u zhvendosën drejt selisë së PD-së.

Ora 13.00– Kryetari i Opozitës së Bashkuar mbyll protestën, duke ftuar të gjithë shqiptarët në protestën e radhës.