Protesta në Rrugën e Kombit, ja haberi që i jep Rama shqiptarëve …

926
Ndërsa në Rrugën e Kombit protestohej dhe kishte përplasje të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë, përfshi edhe FNSH-në, Kryeministri Edi Rama nga Vlora njoftoi vendosjen e një tjetër rruge me pagesë përmes një takse, e cila do të shërbejë sipas tij për mirëmbajtjen, ashtu sikundër për rrugën Durrës-Kukës.
Rama tha se së shpejti mund të nisë një projekt i ri për rrugën që lidh Kashar-Rrogozhinë-Vlorë.
“Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”, tha Rama.
Sigal