Protesta në Korçë, Braimllari: Revolta popullore e pandalshme

485
Sigal

Nga Korça, aty ku po vijon protesta e qytetarëve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka thënë se revolta popullore është e pandalshme. Për të, në protestë janë edhe fermerët, të cilët sipas tij, kjo qeveri nuk i përkrah.

”Më 11 maj të gjithë në protestën kombëtare kundër kësaj qeverie që mbolli varfëri dhe krim në vend. LSI ka plan të qartë veprimi për fermerët. Subvencion i drejtëpërdrejtë te fermerët. Heqjen e burokracisë dhe akcizën e naftës. Koha për hapur vende të reja pune dhe për të cliruar ekonominë nga oligarkia e Ramës”.

Prononcimi nga Korça

Rama është i marrë fund. Revolta popullore e pandalshme. Shteti ka rënë. Banorët e qarkut Korçë në protestë kundër këtij kryeministri, i cili falimentoi fermerët. Fermerët e Korçës po hedhin produktet sepse Edi Rama përkrah prodhimin e huaj dhe jo vendas. Fermerët nuk subvencionohen dhe skema e Ramës është korruptive.

Më 11 maj të gjithë në protestën kombëtare kundër kësaj qeverie që mbolli varfëri dhe krim në vend. LSI ka plan të qartë veprimi për fermerët.

Subvencion i drejtëpërdrejtë te fermerët. Heqjen e burokracisë dhe akcizën e naftës. Koha për hapur vende të reja pune dhe për të cliruar ekonominë nga oligarkia e Ramës.