Protesta në Kavajë, Basha mbledhje me krerët e degëve të PD në rrethe

75
Menjëherë pas deklaratës në çadër për planin e opozitës për mosbindjen civile, kreu i Partisë Demokratike ka mbeldhur në selinë blu krerët e PD në rrethe për të planifikuar në detaje protestën e së dielës në Kavajë.

Po kështu do të diskutohet edhe si do të procedohet pas protestës në Kavajë, pasi siç lajmëroi Basha nga dita e hënë e javës së ardhshme do të nisë mosbindja civile në gjithë Shqipërinë për të kulmuar me 18 qershor.

Basha: Sot do të planifikojmë në detaje bashkimin për të dielën e ardhshme me 7 maj në Kavajë për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi, droga dhe zgjedhjet fasadë. Prej ditës së hënë dhe tutje do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile dhe lëvizjen e madhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të kulmuar me 18 qershor.