Protesta në 31 maj/ Kryeministri, Edi Rama shtyn hapjen e fushatës më 1 qershor

534
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar datën e hapjes së fushatës për zgjedhjet vendore. Rama në letrën dërguar Bashës, lajmëron se fushata e Partisë Socialiste do të hapet në datën 1 qershor, meqenëse opozita do të protestojë në 31 maj.

“Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë“, – thuhet në fund të letrës që Kryeministri i ka dërguar Lulzim Bashës.

Mbetet për tu parë nëse opozita do të protestojë në 31 maj, apo do ta ndryshojë edhe ajo datën.