Protesta me gomone para Ministrisë së Brendshme, procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI

521
Sigal

Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim pas protestës së djeshme tek Ministria e Brendshme ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

“Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.K., 31 vjeç, A.K. 29 vjeç, G.Gj. 30 vjeç, H.V. 27 vjeç, G.T. 42 vjeç, S.B. 22 vjeç, M.U. 31 vjeç, F.H. 48 vjeç dhe K.Gj. 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal”.