Protesta/ Mbi 800 persona nisen nga Korça e Devolli

500
Sigal

Nga qyteti i Korçës dhe nga ai i Devollit janë nisur për tu bashkuar me protestën që po zhvillohet në Kuvend mbi 800 veta.

Partia Demokratike njofton, sipas burimeve se plot 400 persona janë mobilizuar nga Devolli dhe 450 të tjerë nga qyteti i Korçës.

Bëhet me dije se të gjithë këta persona, të cilët janë nisur nga qytetet e tjera në drejtim të kryeqytetit do të protestojnë sot përpara Kuvendit, përgjatë seancës plenare që po mbahet për buxhetin 2019.