Protesta madhështore, Basha: Ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re!

464
Pas 9 qytetarëve që kanë mbajtur fjalën në sheshin e lirisë ka marrë fjalën dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Fjala e kreut të PD-së:
Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot!

Kurrë më parë nuk ka bekuar drita e Perëndisë, drita e Zotit, një bashkim zemrash si sot!

Kjo nuk është protestë! Ky nuk është manifestim! Ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re!

Ju shoh të gjithëve, edhe ju atje pranë Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, ju shoh dhe ju përshëndes!

Siç ju kam dëgjuar 85 ditë me radhë, sot shoh se jeni mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh më shumë do të jeni ën këtë referendum historik.

Më 18 shkurt, tre muaj më parë, u bashkuan në këtë shesh, për t’i thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës dhe për të kërkuar medoemos zgjedhje të lira, si themeli për qeveri demokratike dhe të ardhme evropiane për kombin tonë.

U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë e net me radhë, shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, pensionistë, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndojnë në krah në betejën tonë të pakthyeshme për demokraci te vërtetë.

Ajo që nisi si në 18 shkurt si rruga e bashkimit i vetmi shteg për miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të dënuar, të mashtruar e të shpunësuar.

Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit, me demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të dështimit të shtetit kriminal që ju vrau vendet e punës dhe ju la si rrugëdalje, dëshpërimin ose emigracionin, ajo që nisi si shpresë në shpirtrat tanë, ajo u kthyer në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, që ngjalli kurajën në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot në një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, shpresën dhe vendimin e madh për ta shporrur dëshpërimin, për ta mposhtur dëshpërimin dhe për të përmbysur republikën e vjetër dhe ngritur republikën ere të vetme të qytetarëve shqiptarë.

Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, nuk e ka parë Europa, nuk e ka parë bota!

Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, por është shpallja e shpresës dhe besimit tek vetja juaj tek e ardhmja juaj dhe të gjithë së bashku tek Shqipëria jonë

Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re.

Këtu nuk keni ardhur se besoni vetëm tek një njeri apo një parti.

Sepse arritja më e madhe e këtyre muajve është ripërtëritja e besimit të çdo shqiptari tek vetja e vet

Ripërtëritja e besimit tek vetja dhe familja dhe të gjithë bashkë tek bashkimi.

E nisëm për një objektiv: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Si themeli i demokracisë!

Sot jemi këtu për shumë e më shumë!

Nuk jemi këtu për një ndryshim të vetëm, por për ndryshimin më të madh në historinë tonë kombëtare!

Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, falë qëndresës suaj, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si parë!

Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar!

Ne shqiptarët e bashkuar nga sot nuk e pranojmë dhe nuk e njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës!

E si mund të pranojmë më shqiptarët një shtet ku 18 vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhet deputetë, ministra deputetë, darkojnë me të parin e qeverisë dhe mbushin kontot e tij bankare?!

E si mund të pranojmë kur mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, kur mijëra familje ende pa ndihmë ekonomike, kurse pushtetarët shtrohen në dreka e darka.

Qindra milionë të taksave të shqiptarëve i merr Edi Rama me dorë kriminale të koncesioneve të shëndetësisë.

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që si ushtrinë e taksidarëve në kurriz të biznesit të vogël duke e torturuar, shantazhuar deri në qindarkën e fundit, duke e privuar nga buka e gojës, ndërkohë që vetë ata ndërtojnë vila, hotele dhe blejnë pasuri në vendet më të pasura të botës?

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që lla mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin dhe mijëra të tjerë i detyroi të ndërpresin studimet ndërkohë që një grusht oligarkësh dhe pronarësh universitete të lidhur me Edi Ramën bëjnë miliona?

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër kur ish-të përndjekurit politikë poshtërohen dhe u vihen ministër i Brendshëm, njeriun që i dënoi për fajin e vetëm se gëzuan ditën kur vdiq diktatori.

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurimin e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh të lidhur me të?

Kjo kastë, kjo kupolë politike, ka vetëm një interes: interesin e pasurisë së tyre,të kontrollit të tyre dhe jo tuajin, as të, të djathtëve as të, të majtëve po vetëm të interesave të veta kriminale.

Pasi ka vjedhur çdo aset dhe ka vjedhur miliona të tenderave, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më kriminale, vjedhjen e zgjedhjeve, që shqiptarët të mos kenë përfaqësuesit e tyre, por një qeveri të diktatura nga krimi.

Ne jemi bashkuar dhe i kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë!

Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, q lufton drogën dhe krimin dhe u kthen shqiptarëve garancinë tek vota e tyre e lirë!

Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj!

Ndaj sot jemi 50 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi edhe më shumë!

PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet çdo ditë e më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju dhe për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!

Askush nuk dobësohet dhe nuk bie nga lufta për kauzën e drejtë! Kjo e bën bashkimin tonë të pathyeshëm! Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan.

Në asnjë vend nuk luftohet më fort për Evropën sesa në këtë shesh të bashkimit dhe qëndresës.

Ne jemi mbledhur sot për një vendim të madh, të vetmit që e çon Shqipërinë në Evropë, që rikthen fatet tuaja në duart tuaj: Vendimin për ti thënë njëherë e përgjithmonë republikë së vjetër!

Ne jemi këtu që përmes republikë së re t’ju kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.

Ne jemi këtu që t’u japim pensionistëve shqiptarë pensionin 250 mijë lekë në muaj; studentëve shqiptarë, mundësinë që asnjë bir shqiptari të mos mbetet pa arsimin e lartë, me tarifa të përballueshme.

Duke i dhënë dhjetëmijë studentëve që përfundojnë studimet në vit, mundësin e etazheve të paguara të punës me një vlerë minimale prej 200 mijë lekësh në muaj si një urë drejt tregut të punë dhe për të uruar fillimin e mbarë të jetës këtu në Shqipëri, në vendin tuaj.

Republika re do të jetë vendi i taksave të sheshta. 9% me taksën e sheshtë ne do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të injektojmë 1 miliardë euro ën ekonominë që do të krijojë mijëra vende pune dhe do të rrisë vendet e punës dhe fuqinë blerëse.

Republika e re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin. Do t’i kthejë mbi 40 mijë familje të hequra padrejtësisht nga ndihma ekonomike, në skemë dhe për to republika e re do të paguajë faturat e energjisë deri ën 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar.

Republika erre do të investojë më shumë se gjithçka tjetër tek fëmijët shqiptarë.

Nuk do të ketë ndërtesë më madhështore sesa shkolla e fëmijëve tuaj, shkollat e fëmijëve shqiptarë, me dyfishimin e korpusit të mësuesve.

Nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkollat e republikës së re dhe ata do të dalin nga shkolla kur fëmijët e tyre të kthehen nga puna. Republika e re do të heqë fëmijët nga puna.

Fermerët shqiptarë duhet ta dinë që me republikën e re, paratë që sot zhduken do të kthen në subvencione dhe mbi 50 milionë euro të tjera do të jenë për prodhimet . do ta barazojmë djersën e fermerit shqiptar me djersën e fermerit evropian.

Pronarët e ligjshëm e dinë tashmë se bashkë me kauzën tonë vjen zotimi ynë për hedhjen poshtë të çdo platforme komuniste dhe pronat tuaja do të kompensohen me çmimin evropian.

Për emigrantët, përmes votës elektronike, zëri juaj do të bashkohet në parlamentin e republikës së re.

Të gjitha këto janë të mundshme nëse ne presim njëherë e përgjithmonë lidhjen mes krimit dhe politikës.

Gjithçka do të ndryshojë asgjë nuk do të jetë më si parë nëse ne marrim fatin tonë në duart tona!

Republika e re nuk mund e nuk do të jetë kurrë e politikanëve e as e partive politike, nuk do të jetë politika ku parlamenti do të jetë noteri i kryeministrit dhe anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm nëpërmjet vullnetit tuaj.

Që kjo të ndodhë ne duhet të kemi patjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme ku çdo qytetar duhet të votojë i paterrorizuar nga krimi e droga, pa kthyer administratën në një garnizon të tyrin elektoral. Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri, ne nuk do të lejojmë kurrë kthimin e monizmit dhe zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë dhe le ta harrojë republika e vjetër dhe kushdo që qëndron pas saj.

Forca jonë është forca e bashkimit dhe qëndresës.

Ne ketë betejë e nisëm së bashku. Ju pyeta a jeni gati, a jeni gati të luftojmë. Ju zotova se do t’ju udhëheq drejt një beteje pa kthim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam këtu për t’ju thënë se unë e PD e mbajtëm betimin e dhënë 85 ditë më parë.

Nuk kanë rreshtuar kritikat, shpifjet ndaj meje dhe e keni vënë re se unë nuk jam stepur.

Nuk jam për karrigen time, as për pushtetin tim, por për të gjithë ju, qytetarët, e majtë dhe të djathtë, të Shqipërisë së sotme dhe të nesërme.

Këto nuk më bëjnë përshtypje, sepse forca ime është tek qëndresa suaj. Shihni njerëzit në sy: a ka forcë më të madhe sesa ky bashkim? Se kjo qëndresë?

Asnjë frikë nuk duhet të ketë askush!

Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë forca jonë, çelësi i artë i derës së historisë që hapim sot është bashkimi ynë, qëndresa jonë.

Ju ftoj të vini me gëzim e paqe në zemrat tuaja dhe më duket se kështu keni ardhur. Mbi supet tuaja, mbi supet e mia dhe çdo shqiptari të ndershëm peshon pesha e madhe e historisë që marrim përsipër sot në këtë shesh. Drita e së vërtetës dhe e shpresës e ka mposhtura errësirës

Ju jeni gati të hidhni hapni drejt së ardhmes që na pret. Ju jeni gati të marrim së bashku vendimin e madh?

Vijon …
Sigal