Protesta kundër qeverisë, Basha përsërit thirrjen për shqiptarët: Është në dorën tonë t’i largojmë

571
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një video të shkurtër të publikuar në profilin e tij në “Facebook” përsërit thirrjen për shqiptarët që t’i bashkohen protestës së nesërme në orën 11:00.

“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera kurse ne varfërohemi nga rritja e taksave dhe çmimeve. Është në dorën tonë t’i largojmë”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Opozita proteston nesër për rrëzimin e qeverisë, pas ditëve të tëra që ka përsëritur kërkesën për largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.