Protesta kombëtare, Lulzim Basha-mallakastriotëve: Derdhuni në Tiranë!

128

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët e Mallakastrës në protestën kombëtare të së shtunës  me 11 maj në kryeqytet, ndërsa tha se kjo ditë do të jetë dita kur qytetarët e ndershëm do të vrasin Shqipërinë e frikës dhe në vend të saj do të ndërtojnë shpresën, e cila sipas tij,  është vrarë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

“Kjo është thirrja që buron nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë “Rama ik”.  Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit dhe në prag të rrëzimit të klikës së korrupsionit. Me 11 maj, ditën e shtunë, po troket parathënia e bashkimit shqiptar më të madh në historinë e kombit shqiptar. Janë bashkuar me demokratët edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë partinë nga kthetrat e krimit. Pakica është pasuruar mbi gjakun e qytetarëve. Janë sulur dhe grabisin gjithçka.

Beteja e nisur me 16 shkurt, ku 12 javë me vonë jemi në një Shqipëri plot me shpresë dhe me besim. Kudo që i hedh sytë, shoh një gjë tek njerëzit: Shoh shpresë. Ne do t’u japin fund  zgjedhjeve të krimit. Ne do ta presim nyjën që lidh krimin me politikën.

Qytetarët nuk do të jenë peng i krimit dhe i oligarkëve do të jenë peng i mallkastriotëve të ndershëm dhe punëtorë, njerëzve të thjeshtë që duan punën dhe dinjitetin dhe për këtë do të fitojmë dhe do të qëndrojmë. Bashkimi i juaj e zgjoi vetëdijen tuaj. Ju Mallakastra, keni një rol të veçantë se në atë mëngjes të së shtunës para protestës së 16 shkurtit, kur shqiptarët e panë Mallakastrën  e bashkuar të  majtë dhe të djathtë. Derdhuni në Tiranë me 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës dhe për ta lartësuar Shqipërinë e shpresës”-tha ai.