Protesta/ Ja mesazhët që iu drejtuan Ramës nga shoqëria civile: Nuk jemi dele, por…

678
Shoqëria Civile organizoi një protestë para godinës së Kryeministrisë kundër arrogancës së Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protestuesit i drejtuan një sërë mesazhesh Kreut të Qeverisë, ndërsa në duar mbanin pamkartat “Më arresto edhe mua” duke u solidarizuar në këtë mënyrë me qytetarët kuksianë që u arrestuan nga policia pas protestës së mbajtur në Kalimash më 31 mars.
“Ashtu si u çuan kuksianët kundër padrejtësisë që i vure rrugës të cohen nesër edhe naftëtarët dhe të shporrin ata që ua dhe me koncesion dhe abuzuan. Çdo të bësh do i arrestosh edhe ata?
Po nëse zoti kryeministër ashtu si bënë ata në Kukës të çohen Saranda, Vlora, Himara të shporren ata që po marrin detin me koncesion, çdo bësh do i arrestosh edhe ata?
Po nëse nesër do të çohen banorët e Bulqizës, e të zbojnë ata që u dhe me koncesion për një capë bukë minierat, do i arrestosh edhe ata?
Çfarë do bësh z. kryeministër nëse Shqipëria çohet në këmbë se pasurinë e përbashkët e duam për qytetarët shqiptarët, nuk ke pranga për të gjithë, nuk trembemi nga ty, nga pushtetet se Shqipëria ka qytetarë.
Të gjithë duhet të bashkohemi, gjithçka që po vendoset pa miratimin tonë na prek ne. Ne e paguajmë më shtrenjtë naftën se të gjitha vendet që nuk prodhojnë naftë. Ne dhe brezat tanë duhet të paguajmë për koncesionarin, nuk jemi dakord.
Sot duhet të udhëtojmë me tarifa më të shtrenjta, nuk jemi dakord. Nuk kemi lekë. Sot, vendit i hapet çdo pjesë toke duke iu marrë peng mes koncesionit, i thoni Qeverisë se nuk jemi dakord.
Sot të mendosh ndryshe të arrestojnë, të linçojnë, të thonë tutor, vandal, nuk jemi dakord zoti kryeministër.
Thonë për shqiptarët që janë popull dele, që kanë nevojë për bari, por ajo që ndodhi në Kukës tregoi të kundërtën. Kuksianët treguan se janë popull ujk.
Nuk lejojmë më asnjë arrestim! Z. Rama ti nuk e arreston dot gjithë popullin shqiptar. Pakti që do të nënshkruhet nesër në Korçë në kurriz të Shqipërisë e në favor të Greqisë. Marrëveshje më 8 prill në Korçë nuk do të ketë. Rama ka fuqi më shumë se unë sot e se ne, por fuqia e së vërtetës sonë është më e madhe se e kërbaçit të tij”, ishin disa nga mesazhet që iu dejtuan Kryeministrit nga protestuesit.
Sigal