Protesta e të enjtes, Basha mbledh 53 kryetarët e degëve të PD

49
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në një takim në selinë blu 53 kryetarët e degëve të kësaj force politike në mbarë vendin. Takimi me krerët e degëve të PD, i cili filloi në orën 18:00, u zhvillua për 30 minuta në kuadër të organizimit të protestës së opozitës, të parashikuar për t’u mbajtur para Parlamentit më 17 dhjetor.

Kryedemokrati deklaroi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, se do të ketë protesta gjatë diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së taksave. Kjo do të jetë protesta e dytë e opozitës brenda një harku të shkurtër kohor. Protesta e fundit, e cila u mbajt më 8 dhjetor kulmoi me shembjen e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.