Protesta e studentëve/ Rama: Zhurmë kazanësh, dizinformim me dashje

260

Ndërkohë që studentët po protestojnë fuqishëm për realizimin e kërkesave të tyre, ka ardhur dhe përgjigjia e kryeministrit Rama.

Kryeministri thotë se ministrja e Arsimit nuk është as UFO as e pashkollë dhe se tarifat nuk janë rritur që nga 2014. Rama thotë se tarifat nuk i vendos ministrja por vetë universiteti.

Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot”, ka thënë Rama

Kryeministri i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili i kishte shkruar “Leri fotot zoti Rama po shiko dhe zgjidh hallin e studenteve se kane bere kaps tiranen mos mbaje ministra medioker e pa shkolle osr me shkolle UFO”.