Protesta e studentëve para Parlamentit, bashkohen edhe banorët e Unazës së Re

567
Sigal

Protestës së studentëve para Kuvendit iu janë bashkuar edhe protestuesit e “Unazës së Re”, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin “Unaza e Madhe” dhe rrjedhimisht edhe shembjen e shtëpive të tyre.

Njëri nga protestuesit është shprehur se banorët e “Unazës së Re” i janë bashkuar protestës në Kuvend për t’u mbrojtur nga ‘lufta shfarorëse’ e qeverisë. “Për tu mbrojtur nga gjenocidi që po na bëhet. Të gjithë kemi të njëjtën kauzë, të mbrohemi nga gjenocidi”, tha ai.