Protesta e studentëve/ Luan Rama, kryeministrit: Hipokrit dhe frikacak!

429
Sigal

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me protestat e studentëve në të gjithë Shqipërinë. Luan Rama thekson se Kryeministri hipokrit dhe frikacak i quajti ‘ngelës’ disa ditë më parë, ndërsa sot kërkon dialog me studentët.

Postimi i plotë:

Studentët kanë tre vjet që protestojnë, po askush nuk i dëgjoi, askush nuk i pyeti!
Dhe kur u mblodhën sërish disa ditë më parë, Kryeministri i quajti ngelës, u tall dhe qeshi me ta!
Ndërsa sot “ngelësit” i fton për dialog, iu kërkon urë komunikimi me qeverinë e tij!
Hipokrit dhe frikacak!