Protesta e studentëve, Basha bën premtimin: Sapo të vijmë në qeveri, ne do ta…

505
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët për 36 ditë vijojnë qëndresën kundër projektit të ‘Unazës së Re”.

Ai tha se investigimi i medias dhe hetimet e autoriteteve amerikane zbuluan aferën kurruptive tek Unaza, ndërsa shoti se pas gjithë kësaj afere qëndron Edi Rama.

“Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë afere korruptive.

Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afera. Edi Rama eshte ulur këmbëkryq me Salillarin, viktoria invest, dhe dhe biba x per te ndare miliona euro. Por prokuroria nuk ka ndërmarre asnjë veprim pre te marre ne pyetjet pronaret e kompanive.

Burime të besueshme për miliona euro të përftuar përmes kaparit.  Sot dua të shtrojë pyetjen paera shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro. Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe unaza është në këmbë.  Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar”, shtoi ai.

Lideri i selisë blu u ndal edhe tek protesta e studentëve, të cilën e cilësoi si një kauzë të drejtë, ndërsa dha premtimin se sapo të vijë në pushtet, PD do të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

“Dua të përshëndes studentët, të cilët janë ngritur jo thjesht për tarifat, por për një sistem të kalbur gjerë në palcë. Shikoni se ku shkojnë investimet, ata shkojnë tek godina e Nikollës dhe tek e  kryeministrisë. Lluks për vete, mjerim për arsimin.  Mbështesin dhe vijojmë të mbështesim studentët. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë dhe këtë do ta anulojmë sapo të na jepet besimi me votë.Jemi në mbështetje të protestës së studenteve dhe te kujtdo Proteste. Shqipëria nuk mund ta duroje me ketë gjendje. Kjo duhet të marrë fund.”, tha Basha.