Protesta e shqiptarëve/ Zotimi i Bashës: Së bashku, do të kemi Shqipërinë që kemi ëndërruar prej 30 vjetësh

419
Sigal

Së bashku do të realizojmë ëndrrën 30-vjeçare të shqiptarëve. Ky ishte zotimi i kreut të PD-së Lulzim Basha para mijëra shqiptarëve.

“Nuk ka forcë që na ndalon. Në Këmbë jemi. Rama ik. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Në çdo qytet e në çdo lagje ne do të mbrojmë Kushtetutën dhe Demokracinë. Rama ik!

Një projekt i thellë ndryshimi po vjen. Së bashku do ta hartojmë, së bashku do ta votojmë. Do të keni Shqipërinë që keni ëndërruar për 30 vjet. Shqipërinë e së drejtës, Shqipërinë evropiane. Gati jemi ta realizojmë”, u shpreh Basha.