Protesta e Shoqërisë Civile Këkrohet shkarkimi i ambasadorit Borchardt. OSBE në Vjenë nis hetimet për shkeljet e Kodit të Sjelljes

474
Sigal

Protestë27 vjet, ndërkombëtarët e Soros kanë marrë peng vendin

Shoqëria Civile përpara zyrave të OSBE: Shkarkoni Borchardt

Shoqëria civile ka zhvilluar dje një protestë para prezencës së OSBE në Tiranë. Ata kërkojnë largimin e ambasadorit Berndt Borschardt, pas gjestit të turpshëm ndaj protestuesve të “Unazës së Re”. Avokati Altin Goxhaj u shpreh se, misioni i OSBE në Shqipëri u kompromentua rëndë. Sipas tij, një kartolinë me gishtin e Borschardt do t’i dërgohet zyrtarëve evropianë në Bruksel. “Do t]i dërgojmë BE 500 kartolina me gishtin e Borschardt. Shkarkojeni këtë njeri sepse e ka kompromentuar misionin tuaj diplomatik në Shqipëri. Ky njeri nuk mund të qëndrojë më. Ky monument do të kalojë në institucione të ndryshme, sipas sjelljes së tyre. Nuk kemi asgjë me të majtët, por me ata që janë në shërbimin e George Soros. Ky është monumenti i sinqeritetit pasi për 27 vjet, ndërkombëtarët e Soros u kanë futur gishtin shqiptarëve”, u shpreh aktivisti dhe avokati i njohur, Altin Goxhaj.