Protesta e së hënës, Basha thërret aleatët. Çfarë pritet të ndodhë?

463
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë ditën e hënë për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm nga maxhoranca.
Po sot kreu i PD-së pritet të takohet me aleatët e tij. Basha do të takohet me aleatët e PD-së në selinë blu. Mësohet se në takim do të diskutohet për protestën nesërme dhe për koordinimin e aksionit opozitar.
Kujtojmë se sot edhe LSI mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar për të ndërmarrë hapat e radhës kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit vetëm me votat e maxhorancës. Kryetarja e LSI-së iu bëri thirrje anëtarëve t’i bashkohen protestës jashtë parlamentit, ndërsa deputetët do të kundërshtojnë brenda sallës, në seancën e paralajmëruar. Tre ditë më parë maxhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi një raport për 7 kandidaturat për Kryeprokuror, ku vetëm 3 prej tyre sipas deputetëve të PS-së përmbushin kriteret e përcaktuara.
Sigal