Protesta e PD-së, nis marshimi drejt bulevardit

464
Sigal

TIRANE– Nis marshimi protestuesve të PD-së. Në orën 14:26 minuta protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit.
Opozita bën thirrje për protestë sot në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Grupsesksionet e PD puguajtën kompanitë e autobuzëve në mënyrë që të bëhej transporti i militantëve nga rrethet në kryeqytet.  Para kryeministrisë është vendosur një kordon policor, kryesisht janë police femra.

 ORA 14: 18 PROTESTUESIT MBLIDHEN NE SHESHIN “SKENDERBEJ”, GATI PER MARSHIM  
Prej orës 13:00 mbështetës të opozitës janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit presin të vijë kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të nisur marshimin drejt bulevardit.
Mbështetësit mbajnë pankarta “Konsensus jo tritol”,  “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë. Sheshi “Skënderbej” është mbushur nga protestues të ardhur edhe nga qytete të tjera.

Ora 12:00 BLLOKET LEVIZJA NE SHESH, STRUKTURA TE POLICISE BASHKIAKE MERREN ME ORGANIZIMIN E PROTESTES
Bllokohen lëvizja në rrugët që të çojnë në sheshin “Skënderbej”. Gazetari ynë Arbër Hitaj duke raportuar direkt nga sheshi thotë: “Janë struktura të policisë bashkiake që po merren me organizimin e kësaj proteste. Një pjesë e adminsitratës, në kopshte e gjimnaze e shkolla kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar protestës. Ata i kanë bërë thirrje që orët e mësimit të ditës së sotme të jenë të shkurtuara.” Po kështu makina e drejtorit të policisë bashkiake Vullnet Topalli ndodhet pranë vendit ku do të ngrihet podiumi ku Basha do të mbajë fjalimin .

ORA 09:04 PD E KORCES: 1000 QYTETARE DREJT TIRANES 
Sipas organizimit, të gjithë aktivistët duhet të jenë në Tiranë rreth orën 13:00 dhe më pas duhet t’i drejohen sheshi “Skënderbej” nga ku do të nisë mitingu i PD-së. Dega PD e Korçës njofton se “13 autobusa dhe dhjetra automjete të vogla nga Korça janë nisur drejt Tiranës. Gjithsej janë 1000 persona të organizuar bën të ditur dega e PD. Lajmi jepet nga gazetarja jonë në  Korçë, Lediona Xheladinaj.

POLICIA BLLOKON LEVIZJEN NE SHESH E BULEVARD
Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një deklarate bën me dije se sot do të bllokohen disa segmente rrugore, lidhur me protestën e PD.Policia ka marrë një sërë masash, kjo në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste.Segmentet rrugore që do të bllokohen janë këto: “Duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.

DEKLARATAT DJE TE BASHES E BERISHES 
Motoja e tubimit u bë e ditur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili në një postim në faqen e tij në “facebook” e bërë publike. Konkretisht ajo ishte “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”. Burime nga selia blu bëjnë me dije se të gjitha parat për transportin e militantëve janë paguar nga kryetarët e degëve, delgatët apo edhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve në mënyrë që anëtarësia të ketë kosto zero dhe që numri i tyre të jetë sa më i lartë.
Edhe dje Kryeopozitari, Lulzim Basha në një takim më të rinjtë në sallën e mbledhjes së Grupit Parlamenar të PD-së, në Tiranë, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në protestë në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.Në takimin e pasdites së djeshme me të rinj, Basha tha se, “nuk pranojmë të nëpërkëmbemi nga kjo qeveri me sjellje anti-europiane”.Basha- të rinjve: Nesër në shesh, s’pranojmë të nëpërkëmbemi Edhe deputeti i PD-së, i cili deri më 23 qershor mbante postin e kryeministrit Sali Berisha doli dje në një konferencë për median për të bërë thirrje që në këtë protestë të bashkohen edhe ata që votuan për koalicionin PS-LSI, por që tani janë të zhgënjyer pasi nuk janë përmbushur asnjë premtim.Duke iu referuar një deklarate të deputetit të PD-së për “skenar ukrainas” Berisha tha se protesta do t’i përmbahet rregullave, por i kujtoi Ramës se nëse provokon atëherë do bëjë gabim të madh.Berisha: Rama të mos provokojë “Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përmbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi”, tha Berisha.”Shoh protestë masive, mijëra të rinj kanë ardhur që sot paradite tek njerëzit e tyre dhe jo vetëm të rinj. Zotimi është për të marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, ka një vërshim sot Tirana po të kishte mundësi regjistrimi në darkë, mund t’ju them se ndofta Tirana sot është dyfishuar”, tha dje Berisha.