Protesta e PD: Rrugët që do të bllokohen nesër në gjithë Shqipërinë

68
Disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, por edhe akse të tjera rrugore në veri dhe jug të Shqipërisë, pritet të bllokohen ditën e nesërme për rreth 1 orë gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Protesta nis në orën 11:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00. Rrugët që do të bllokohen janë:
Rotonda e Plugut, në hyrje të Lushnjes
Rotonda e Bradasheshit, në Elbasan
Rotonda e Milotit, në Kurbin
Sheshi Shqiponja, në Tiranë
Mbikalimi pranë shkollës Teknologjike, te Pallati me Shigjeta në Tiranë
Deputetët demokrakë janë ndarë për të marrë pjesë në këto bllokime.