Protesta e PD, debate në komisionin e shëndetësisë, Spahiu-Vokshit: Na nxorrët bojën

56
Seanca dëgjimore për profesionet e lira në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate të shumta midis opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme
Seanca dëgjimore zhvillohet me dhonën e avokatëve.
Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu akuzoi partinë opozitare edhe për organizimin e protestës së 8 dhjetorit duke thënë: “Jeni në rrugën e vandalizmit dhe jo të shtetit ligjor. Na nxorët bojën”.
Nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i tha qëndrimin e saj Spahiu duhet ta mbante në parlament.
Në debat është përfshirë edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili kërkoi që të diskutohej për thelbin e çështjes për të cilën ishte mbledhur komisioni
“Çdo diskutim jashtë procedure duhet ta lëmë jashtë,” tha ai.
Kreu i Dhomës së avokatëve, Edmond Konini tha se ata nuk ishin të interesuar për debate të tilla.