Protesta e PD – Basha: Ndërkombëtarët na mbështesin, nga ky shesh do shpallim fitoren

474
Kryetari i PD, Lulzim Basha në ditën e dytë të protestës foli nga çadra e ngritur përpara kryeministri. Ai tha se kauza e tyre është e drejtë dhe mbështetja ndërkombëtare po rritet. 

Basha tha se nga “sheshi i lirisë”, siç është pagëzuar tashmë nga protestuesit do të shpallet fitorja e demokracisë së vërtetë, dhe do të rrëzohet demokracia fasadë e kryeministrit Rama. 

Basha: Të gjithë qytetarëve që na u bashkuan dje në protestën më madhështore që ka njohur ky vend në këtë shesh, që e keni pakëzuar si sheshin e lirisë

Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rrriten për kërkesën tonë të drejtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje me një qveri që do garantojë votën e lirë të qytetarëve

fitorja do të jetë fitorja juaj dhe e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e Bashës apo të PD ne jemi këtu për kauzën e çdo shqiptari, për kauzën e fëmijëve shqiptarë, kjo i ka dhëhën kauzës tonë një forcë.

Ne jemi në hapësirën e parë të lirisë tonë, ku qytetarët nuk kanë frikë të thonë të vërtetën, ku hallet dhe problemet tuaja do ti shtroni për ditë dhe pa frikë. Ky është sheshi nga ne nisim projektin tonë, pushtetin e qytetarëve.

Përballë nesh kemi një fasadë, një fasadë nga mjeshtri i fasadave. Fasada dhe bojë përpara, rrumujë dhe kaos nga prapa

Nuk ka kthim pas, ka vetëm ecje para drejt demokracisë. Në këtë beteje ne po krijojmë që siot nga ky shtet tiparet e asaj që ëndërrojmë për nesër. Nga ky shesh çdo shqiptar, do të mund të vijë këtu dhe hall ii saj nuk do jetë i harruar por do dëgjiohet nga ky shesh dhe nga gjithë Shqipëria, ky ëshesh është fundi i demokracisë fasadë dhe fillimi i demokracisë së vërtetë.

Dua të përshëndes gazetarët operatorët që janë pjesë e kauzës së madheve të mediave të vërteta dhe jo atyre fasadë. Këtu nga ky shesh cdo kush do mund të flasë për hallin e vet. Të gjithë do kenë mundësinë të flasin dhe të dëgjohen. Në këtë kuvend të lirisë

Ne këtu do të flasim jo vetëm për problemet, por edhe për ëndrrat. Dje morëm vendimin e madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën.

Dita e dytë sapo ka nisur, mbështetja dhe besimi juaj janë garancia se fitorja po vjen dhe fitorja do të jetë e Shqipërisë.

Ketu në këtë shesh kemi ardhur, këtu do qëndrojmë dhe këtu nga ky shesh do shpallin fitoren e demokracisë së re.
Sigal