Protesta e opozitës/ Reagon Spiropali: Të mjerë me logjikë të degraduar, të rrënuar politikisht

461
Sigal

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, për protestën e opozitës, nuk ka vonuar edhe reagimi i Ministres për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo shprehet se opozita ka logjikë të degraduar dhe se është e mjerë.

S’ke ç’i bën, këta janë në fakt! Sot thjesht po japin dëshminë më flagrante të degradimit të skajshëm logjik dhe rrënimit të shpejtë politik. Çfarë të mjerësh! Kusurin do ta marrin sa dhe si e meritojnë në qershor, faturën në 2021“, shkruan Spiropali.

Spiropali ka postuar gjithashtu një foto nga protesta, ku shfaqet Lulzim Basha duke mbajtur fjalimin e tij dhe në sfond, duket zjarri në derën e kryeministrisë. /TPZ.al/