Protesta e opozitës/ Rama nuk është në zyrë, Tahiri e merr me ‘sportivitet’

451
Ndërsa na ndan më pak se një orë nga protesta e opozitës, e cila do kërkojë sot në sheshin para kryeministrisë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mësohet se kryeministri Rama nuk do të jetë në zyrë, ndërsa në krye të detyrës ka shkuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vizita e djeshme në Kosovë duket se ia ka bërë të pamundur Ramës kthimin herët. Burime thonë se ai nuk ndodhet në zyrë për shkak të vizitës në Kosovë dhe pritet të kthehet rreth pasdites.
Por ndryshe nga Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka 30 minuta që ka mbërritur në zyrën e tij. Ndoshta jo si zakonisht, ai është shfaqur i veshur me kostum sportiv e atlete, çka na bën të mendojmë që po e merr me ‘sportivitet’ protestën e opozitës.
Ndërkaq, kujtojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e saj janë angazhuar në terren mbi 2000 forca policore, ndërsa vetë RENEA ka marrë në mbrojtje Kryeministrinë.
Sigal