Protesta e opozitës/ Mijëra protestues marshojnë drejt Parlamentit

510
Sigal

Mijëra qytetarë, të pranishëm në protestën e sotme të opozitës para godinës së Kryeministrisë, po marshojnë para Parlamentit, ndërsa më pas do të mblidhen në oborrin e “shtëpisë së lirisë”, sikundër e quajti Lulzim Basha, godinën e Partisë Demokratike.

Berisha i ka drejtuar një thirrje protestuesve, pas një fjalimi gati 90 minutësh, që të marshojnë drejt godinës së Parlamentit.

Basha ka ftuar shqiptarët që të qëndrojnë bashkarisht dhe t’i tregojnë Botës anembanë Shqipërinë Europiane që sot u mblodh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.