Protesta e nesërme, OSBE: Në Shqipërinë e vitit 2017 s’ka vend për dhunë

485
OSBEE ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nesër nga opozita në Tiranë. Në një reagim në Tëitter thuhet se në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë dhe se protestat paqësore janë në themel të demokracisë. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar disa herë se protesta nuk do të jetë e dhunshme. Këtë qëndrim mbajti edhe ish -kryeministri Berisha një ditë më parë, por paralajmëroi kryeministrin për irritimin e protestuesve nga fyerjet që ai u ka adresuar duke u përmendur dialektin. Disa ditë më parë Berisha u shpreh në një intervistë televizive se protesta do të jetë masive dhe kontrollimi i turmës mund të jetë problematik.
Sigal