Protesta e diasporës, Genc Sejko: Gjysmën e qeverisë e rrëzuan studentët, ejani të…

647
Sigal

Siç është njoftuar edhe më herët nga ana e tyre, pavarësisht se Policia nuk u dha leje për mbajtjen e protestës, emigrantët do të protestojnë ditën e sotme në orën 17:00 përpara kryeministrisë.

Njëri nga iniciuesit e kësaj proteste, emigranti Genc Sejko tha se ne do të protestojmë përpara kryeministrisë sot në orën 17:00 ashtu siç e kemi njoftuar.

“Protesta do të jetë paqësore, dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin me vetë këdo nga familja apo që njohin që të vijnë të bashkojmë të gjitha kauzat një një të përbashkët. Protesta e studentëve rrëzoi gjysmën e qeverisë. Çfarëdo të ndodhi në qoftë se bashkohemi të gjithë bashkë? Të vini sot në shesh dhe t’a shohim,” – tha Genc Sejko.

Një aktiviste u shpreh se ajo nuk donte të bëhej një emigrante emigrante por të jetojë në vendin e saj.

Ajo ftoi qytetarët që t’i bashkohën kësaj proteste për të mos qenë më thjeshtë një numër apo një votë por duke zgjedhur për të jetuar me dinjitet.