Protesta e 8 Qershorit, PD publikon spotin

456
Sigal

Një ditë para protestës së tetë mbarëkombëtare të Opozitës së Bashkuar, Partia Demokratike ka publikuar edhe spotin e rradhës.

Nën moton “Shqipëria si Europa”, selia blu fton qytetarët ti bashkohen aksionit opozitar kundër asaj që ajo e quan qeveri e kriminalizuar dhe që ka ardhur në pushtet përmes blerjes së votave.

Kujtojmë se protesta e nesërme, e cila vjen në një moment kritik për vendin dhe për mazhorancën, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, starton në ora 19:00 dhe zhvillohet para selisë së kryeministrisë.