Protesta e 8 Korrikut/ Kryemadhi tregon mesazhin që ka marrë nga strukturat e LSI-së

570
Sigal

Dy ditë para protestës së 10-të kombëtare, të paralajmëruar të mbahet nga opozita e bashkuar në orën 20:00 të ditës së hënë para kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se nga komunikimet me strukturat e partisë që drejton, ka një frymë të jashtëzakonshme të qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryemadhi shkruan më tej në një status në rrjetet sociale se, ka entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin sipas saj, të sistemit të kalbur. Ndërkohë, numri dy i opozitës shqiptare fton qytetarët të bëhen pjesë e protestës së 8 Korrikut, ku nga ana tjetër njofton se gjatë pasditës do të vijojë takimet në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.

Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.

Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë. 💪🏻