Sigal

Këshilli Kombëtar i PD-së ka dalë sot me dy vendime të rëndësishme. Burime nga PD bëjnë me dije se gjatë mbledhjes pa praninë e mediave u vendos për zhvillimin e protestave dhe së dyti për një qeveri kalimtare që do të pergatise zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Këshilli Kombëtar vendosi:

· Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

· Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme u vendosën dhe emrat që do të drejtojnë Këshillin e PD-së.

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana është zgjedhur Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD.

Arben Ristani është zgjedhur si Kryetar i Komisionit të Apelimit, ndërsa Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar.

Ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit janë konfirmuar në postin e nënkryetarit Edi Paloka dhe Edmond Spaho.