Protesta/ Basha paralajmëron: Nesër do të inaugurojmë Republikën e Re

434
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot para protestuesve në çadrën e ngritur para Kryeministrisë se qëndresa do të përmbyllet sot, dhe nesër do të inaugurohet Republika e Re.
“Ju përgëzoj nga zemra për këtë rekord të ri të lëvizjes sonë qytetare dhe popullore për mbylljen e javës së 12 të qëndresës suaj 24 orëshe. 12 javë, pra 3 muaj qëndresë do të inaugurohen dhe përmbyllen sot sepse nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e Re nga ky shesh i bashkimit më të madh të shqiptarëve. Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, korrupsioni, krimit e drogës të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër republikën e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Basha.
Sigal