Protesta – Basha: Lajmi për shkarkimin e Tahirit, truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve

366
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se lajmi për shkarkimin e Tahirit është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në fjalën e mbajtur tek çadra përpara Kryeministrisë, Basha se protestuesit largohen vetëm kur të krijohet qeveria teknike.

Basha: Çfarë do thashethemesh e prapaskenash të kurdisin, mesazhi ynë është një dhe i pandryshuar. Qëndresa jonë është deri në krijimin e një qeverie teknike, që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Evropës. Lajmi se ka shkarkuar Tahirin, është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, për t’i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar, për t’i hedhur hi syve protestuesve që janë këtu ditë e natë për 22 ditë me radhë. Është një tjetër nga ato proçkat e 4 viteve, një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar përgjegjësisë që vetë Edi Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar se ai mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për bindjen që ka i madh e i vogël se vetë qenia në pushtet e Edi Ramës përbën kërcënimin kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për lidhjet e faktuara të kabinetit të tij dhe atij vetë me krimin e organizuar që e ngriti në pushtet dhe që e liroi nga burgjet për pushtetin e tij. kjo protestë nuk bëhet për pushtetin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, kjo protestë do të përfundojë vetëm kur t’i garantojë çdo shqiptari votën e lirë.
Sigal