Protesta – Basha i përgjigjet Mogherinit: Vetingu hap negociatat? Bullshit!

77
Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka reaguar sot ndaj shefes së politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, e cila mbrëmë u shpreh se vettingu është kusht për hapjen e negociatave. Nga çadra e opozitës vendosur para kryeministrisë prej 18 shkurtit Basha tha se këto deklarata janë broçkulla.

Erdhën këtu personalitetet europiane dhe treguan qartë se pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e pa kapur dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh. E gjithë bota e dëgjoi. Tani po na thonë bëjeni vettingun se do hapim negociatat, kësaj në shqip i themi broçkull, në anglisht i themi Bullshit!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përcolli një mesazh për Edi Ramën nga çadra e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit: S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike”