Protesta/ Basha bën thirrjen e radhës: Forca e marshimit të madh popullor në Bulevard

551
Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga protesta e 27 janarit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrjen e radhës për qytetarët. Përmes një mesazhi dhe disa fotove, lideri i PD-së theksoi se të shtunën do të bashkohen kundër qeverisë.
MESAZHI I BASHËS
Forca e marshimit të madh popullor që do zbresë në Bulevard të shtunën më #27janar janë njerëzit, janë kauza tyre e drejtë!
Të shtunën ne do bashkohemi për hallet dhe padrejtësitë që na mundojnë çdo ditë. Do të bashkohemi për drejtësi të barabartë për të gjithë! Do të bashkohemi kundër qeverisë që ka braktisur njerëzit dhe ju shërben vetëm krimit dhe oligarkëve!
Sigal