Prostesta e bizneseve/ Endrit Braimllari: Nëse qeveria nuk reflekton, protesta do jetë masive

515
Biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë ka nisur uljen e qepenave, në kuadrin e protestës 1-orëshe të paralajmëruar një ditë më parë nga Shoqata me mbështetjen e partive të opozitës.
Deputeti Endrit Braimllari i LSI: Sot biznesi i vogël i dha një mesazh shumë të fortë kësaj qeverie dhe nëse në ditët në vazhdim kjo qeveri nuk reflekton, nëse nuk i hiqet biznesit të mesëm TVSH-ja do jetë pastaj masive do të kalojmë deri në një mbyllje totale të qepenëve në mënyrë që ky Kryeministër të marri njëherë e përgjjthmonë mesazhin e qartë nga shqiptarët. E kemi thënë dhe e kemi bërë publike, kjo qeveri është qeveria e taksave të larta. Më datë 1 prill ka filluar skema e re e taksave. Taksimi i bizneseve, trefishimi i taksës së banesês, krijimi I një kolapsi të tërë për ekonominë. Vjen si rezultat i një papërgjegjshmërie dhe një njeriu jo serioz që drejton vendin. Sot Edi Rama ka marrë një mesazh të fortë nga këto biznese dhe duhet të reflektojë. Të jeni të bindur që nuk ka më reflektime të natyrës, rrit taksa, ushtron presion dhe del pastaj në publik thotë më falni se gabova.Kjo rrugë vazhdon dhe nuk ndalet më.

A besoni se do të ketë përsëri vijim të këtyre protestave sepse përmendët pak më herët që do të ketë bllokim dhe mbyllje të qepenave dhe për më gjatë? A e keni në planin tuaj ju si opozitë?

Kjo qeveri nuk ka lënë rrugë tjetër për biznesin, nuk ka lënë rrugë tjetër për qytetarët e këtij vendi, nuk ka lënë rrugë tjetër për të rinj e të reja që po largohen përditë nga vendi dhe largohen për shkak të papërgjegjshmërisë e për shkak të kësaj qeverie. Të jeni të bindur se protestat do vazhdojnë, do jenë masive deri në largimin e plotë të Edi Ramës nga kjo qeveri sepse ky njeri nuk e meriton më ta drejtojë këtë vend dhe ky njeri nuk meriton më të drejtojë shqiptarët sepse ky nuk bashkë qeveris me qytetarët por bashkëqeveris me një kastë të ngushtë njerëzish që janë aty vetëm për interesin e tij personal. Faleminderit
Sigal