Propozimet e PS-LSI-së për zv/ministrat dhe drejtorët

487
Sigal

Aleatët e tjerë të Ramës presin zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore në bazë të votave

Fillon sezoni i largimit nga puna të drejtorëve kryesorë në dikastere dhe zëvendësimi i tyre me përfaqësuesit e koalicionit të Majtë. Gjithashtu, së shpejti do të publikohen zyrtarisht edhe emrat e zv/ministrave dhe drejtorëve të drejtorive që do të marrin poste në dikasteret kryesore. Deri tani kemi mësuar se në postin e drejtoreshës së Tatimeve, po diskutohet emri i Abana Dhimitrit, ish- nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, gjatë mandatit të fundit të Ramës si Kryebashkiak. Ndërsa për postin e Drejtorit të Policisë në vend të Hysni Burgajt, po diskutohet çdo ditë e më shumë Artan Diti.

 Zëvendësministrat

Deri tani janë zbardhur në mënyrë jozyrtare emrat e zëvendësministrave që pritet të emërohen nga qeveria e re. Burimet bënë të ditur se pritej sot, dje,para nisjes për në SHBA, Kryeministri Edi Rama të bënte edhe publikimin e zv/ministrave të rinj. Ashtu siç është deklaruar, ka shkurtim të numrit të tyre. Kështu, atje ku kanë qenë tre zv/ministra, tani e tutje do të jenë vetëm dy. Tashmë LSI i ka dorëzuar kryeministrit Rama emrat e zv/ministrave të saj. Pritet që nga kjo parti të zënë vendet 6 zv/ministra, në dikastere si: Arsimi, Integrimi, Energjetika, Ministria e Jashtme, Drejtësia e Kultura. Kështu, të njëjtat burime bënë të ditur dje, se në Ministrinë e Energjetikës do të emërohet një zv/ministër i LSI-së që është Dorjan Duçka, Nora Malaj do të mbajë sërish postin e zv/ministres së Arsimit, ashtu siç e pati edhe në qeverinë “Berisha”. Sokol Dervishaj është një tjetër emër që rikthehet në Ministrinë e Jashtme. Majlind Lazimi do të zërë një nga postet e zv/ministrit në Ministrinë e Integrimit, të drejtuar tashmë nga Klajda Gjosha, po e LSI-së. Ndërkohë, bëhet fjalë edhe për emra të tjerë. Gjergji Koja, një prej aleatëve të PS-së pritet të zërë postin e zv/ministrit të Shëndetësisë. Ndërsa, kryetarja e FRESSSH-it, Elisa Spiropali flitet se do të jetë zv/ministrja tjetër e Punëve të Jashtme, në dikasterin e drejtuar nga Ditmir Bushati. Ndërkohë, në disa prej ministrive vazhdon emërimi i emrave të rinj, në stafet e ngushta të ministrave. Kështu, në Ministrinë e Mbrojtjes, Arjan Kraja do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Gjergj Tenexhi, Shef Kabineti. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gledin Dervishi do të jetë Këshilltar për median, Pirro Dhëngu – Shef Kabineti dhe Ravesa Lleshi, Këshilltare për çështjet ndërkombëtare. Në Ministrinë e Arsimit, Lindita Nikolla mësohet se, ka marrë Gjergji Hamitin si Këshilltar për median. Të njëjtat burime nga qeveria bënë të ditur se, ndoshta fillimi i javës tjetër ministrat do të fillojnë të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit, për të përmbushur detyrimin që vuri kryeministri, sipas të cilit, kush do të jetë ministër nuk do të jetë më deputet. Ndërsa janë emëruar të gjithë ministrat, janë emëruar edhe zëvendësministrat e drejtorët e drejtorive nga PS-LSI

Aleatët presin

Ka më shumë se dhjetë ditë që qeveria e Majtë e kryeministrit Rama ka marrë votëbesimin në parlament, aleatët e koalicionit të Majtë, ende presin te dera e selisë së PS-së, për t’u takuar me Kryeministrin Rama, për t’i përcjellë kërkesat për të marrë edhe ata poste qeveritare, sipas kontributit që kanë dhënë në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Kontributi i aleatëve, mbi 100.000 vota

Të gjithë aleatët eASHE-s, përveçLSI-së, kanë marrë mbi 100.000 vota, kanë fituar edhe 2 mandate në Kuvend. Dhe aleatët, sikurse PSD-ja dhe PDS-ja kanë fituar mbi 10.000 vota secila, edhe pse nuk mundën të fitojnë asnjë mandat. Madje këto parti, si edhe partitë e tjera që nuk fituar mandat, me votat e tyre kontribuuan drejtpërdrejtë, që në bazë të Kodit Zgjedhor, PS-ja të fitonte 65 mandate. Pra, edhe pse me gjithë këtë kontribut në fitoren plebishitare të së Majtës, deri tani, Kryeministri Rama i ka harruar aleatët, për t’i shpërblyer me poste qeveritare, sikurse u ka premtuar, sikurse aleatët dhe PS-ja kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale.

 Rama nuk i dha aleatëve post ministror, sipas premtimit

Në marrëveshjen paraelektorale, Rama u kishte premtuar  aleatëve se marrja nga ata e një mandati, do të shpërblehej me post- ministror, ndërsa, nëse një parti aleate fiton mbi 10.000 vota në shkallë vendi, do të shpërblehet sërish me post ministror. PBDNJ-shi dhePKD-ja fituan nga një mandat, mirëpo Rama i harroi, duke mos u dhënë asnjë post ministror. Edhe tani, Rama ka ndarë meLSI-në edhe postet e zëvendësministrave, duke i dhënëLSI-së 6 zv/ministra, ndërsa aleatët e tjerë kanë mbetur në pritje.

 Koordinatori i aleatëve: “Akoma nuk kemi mbaruar”

 Koordinatori i aleatëve me PS-në, zoti Gjet Ndoj, i pyetur nga “Telegraf” pohoi se, ende ai nuk ka kontaktuar me Kryeministrin Rama. “Unë akoma nuk kam kontaktuar me Kryeministrin Rama për t’i përcjellë kërkesat e aleatëve. Por kjo nuk është shqetësuese, pasi ende nuk është plotësuar struktura e qeverisë. Nuk kam asnjë burim informimi nëse zoti Kryeministër ka emëruar ngaLSI-ja ndonjë zëvendësministër”.

Nga ana tjetër, deri tani aleatët më të ngushtë të Ramës, Gjinushi e Milo po mbajnë heshtje të plotë, duke mos u prononcuar për asgjë. Madje, më herët, zoti Milo, para se Rama të shpallte emrat e ministrave të kabinetit të tij, publikisht deklaroi se ai nuk mund të pranojë asnjë post më të ulët se ministri. Ngjela, siç dihet, e ka shfaqur publikisht pakënaqësinë e tij që Rama nuk i dha, sikurse i kishte premtuar, postin e ministrit të Drejtësisë, ndaj i mohoi edhe ofertën për zëvendësministër. Gjinushi, është ai që pas zgjedhjeve, nuk ka folur asnjë fjalë, dhe kjo heshtje e tij, nuk është vështirë që të deshifrohet si pakënaqësi dhe zhgënjim i tij ndaj Ramës, për mosvlerësim të kontributeve  nga Rama për zotin Gjinushi.