Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re

848
Sigal

Të nderuar banorë te Unazës së Re nga ky vend i qëndresës, kam një mesazh shumë të qartë për Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn. Të bëjnë kujdes, të mos dhunojnë qytetarët, të mos godasin gra dhe fëmijë. Sepse fundi i tyre do të jetë shumë i hidhur. Sepse qytetarët nuk do i harrojnë.

Do ta nxjerrin dhe do ta tërheqin zvarrë Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn. Do ta tërheqin zvarrë sepse Sandër Lleshaj duhet t’i thërrasë mendjes dhe të bëjë kujdes. Nuk do të jetë gjithë jetën Ministër i Brendshëm dhe atëherë forca e qytetarëve do të jetë shumë e fortë dhe do të rëndojë drejtpërdrejtë mbi të, sepse ai është përgjegjësi kryesor i goditjes dhe dhunimit të qytetarëve.

Ai është përgjegjësi kryesor i dhunimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike. Ai është përgjegjësi kryesor i dhunës së ushtruar tek Unaza e Re, këtu ku jemi ne. Ai është përgjegjësi kryesor i dhunës së ushtruar tek Bulevardi i Ri. Ai është përgjegjësi kryesor i gazit helmues të hedhur kundra nënave dhe motrave tona te Bulevardi i Ri. Ai është përgjegjësi kryesor i gazit helmues hedhur kundër fëmijëve 5-vjeçar te bulevardi i ri.

Ndaj qytetarët e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë nuk kanë për t’ia harruar. Do përballen drejtpërdrejtë me të. Unë do të doja që nga Unaza e Re tu ftoja të gjithëve ju, miqtë tuaj, komshinjtë tuaj, kushërinjtë tuaj anë e mbanë Tiranës dhe gjithë qytetarët që të jenë nesër në protestën historike, në protestën e qëndresës, në protestën e qytetarëve kundër papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, kundër paligjshmërisë së Edi Ramës, kundër hajdutërisë së Edi Ramës dhe të bëhemi nesër në orën 18 e 30 të gjithë bashkë përpara kryeministrisë dhe t’ia tregojmë njëherë e përgjithmonë Edi Ramës që nuk mund të tallet me qytetarët e këtij vendi. Sepse qytetarët janë shumica dhe Edi Rama është minoranca.

Edi Rama është në grahmat e fundit, po merr fund, ndaj të bashkohemi ti japim goditjen përfundimtare një kryeministri antikombëtar.