Prononcimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në mbyllje të protestës

618
Prononcimi I Kryetares së LSI në mbyllje të protestës
Dita e sotshme ishte një falenderim shumë I madh për të gjithë qytetarët që erdhën dhe protestuan dhe iu përgjigjën thirrjes së qytetarëve kuksianë për ti treguar edhe njëherë qeverisë së krimit, qeverisë së drogës, qeverisë që I pi gjakun shqiptarëve të varfër, që ata nuk kanë vdekur. Shqiptarët janë të gjallë, shqiptarët me të vërtet janë të lodhur nga varfëria, por shpirtin dhe zemrën nuk ja u lodh dot Edi Rama. Kështu që dita e sotme ishte një ditë për ti treguar atij dhe klikës së tij që nuk I ndal dot shqiptarët në rrugën e protestës dhe jo vetëm kjo, por që ai nuk mund të gëzojë dot gjakun dhe kafshatën e fundit të fëmijëve të shqiptarëve. Edi Rama sot mori një mësim shumë të mirë, por ky është vetëm fillimi I fundit të tij. Ai e di shumë mirë, sepse po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH-në për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20.000 familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e pronës dhe të gjitha taksat që po I marrin shpirtin shqiptarëve çdo ditë e më shumë, për të pasuruar dhe për të fryrë xhepat e oligarkëve të tij kjo protestë nuk do të ndalojë. Nuk do të ndalojë, sepse nuk do të ndalojnë më shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë arsye, dhe asnjë mundësi më shumë për të mbijetuar në këtë varfëri që ai ka instaluar. Ai duhet të tërhiqet nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më përpara nga ethet e tij, të uzurpimit jo vetëm të shtetit, të drejtësisë dhe të policisë, por të largohet dhe nga tavolinat e shqiptarëve.
I ka përmbushur pritshmëritë protesta?
Protesta e sotme ka përmbushur pritshmëritë tona, duke parë reagimin qytetar, ku njerëzit vetëm për një ditë e kanë kuptuar dhe I janë përgjigjur thirrjes të kukasianëve. Protesta e sotme I ka përmbushur pritshmëritë në të gjithë Shqipërinë, sepse edhe po të shikojmë dhe lotët e krokodilit të Edi Ramës në Parlament, që vetëm në momentet e frikës I dalin dhe I funksionojnë, ka arritur pritshmëritë e saj. Por ky është vetëm fillimi I fundit të tij. Nëse ai nuk tërhiqet nga zullumet e tij që ka bërë, ne nuk do të ndalojmë. Ne nuk kemi bllokuar rrugët për shqiptarët, ne kemi bllokuar rrugën e drogës së Edi Ramës për të çliruar rrugën e kombit të shqiptarëve drejt BE-së.
Cili është organizimi I radhës?
Ky është organizimi I qytetarëve. Tashmë politika ka ngelur në duart e qytetarëve.
Sigal