Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, në sitën e vettingut

619
Sigal

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka do të paraqitet sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar skanimin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe të pasurisë në procesin e Vetingut.

Sipas njoftimit nga KPK, Leka do të ketë përballë trupën gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Prokurorja ka nisur karrierën saj në vitin 2004.

Këtë javë nis dhe Vetingu në Gjykatën e Lartë. Sipas programit, të martën në sitën e Vetingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Në të njëjtën ditë është dhe Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.