Prokuroria vijon debatin për Elbasanin

152
Pasi e shkarkoi nga posti i kryeprokurorit të Elbasanit Dritan Gina, ka depozituar dje një kallëzim penal ndaj kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Ky kallëzim vjen një ditë pasi Marku e shkarkon nga detyra, por vlen të theksohet se edhe bashkëshortja e Dritan Ginës, prokurorja Rovena Gashi ka paditur Markun, për shkak të heqjes pa motivacion nga detyra. 

Pjesë nga kallëzimi
“Gjithsesi, duke vlerësuar se ndërmarrja e veprimeve te tilla me dashje direkt dhe ne shkelje kaq flagrante të Kushtetutës dhe të ligjit dhe me veprimeve kaq të hapura urdhrash politike, hakmarrëse dhe shantazhuese në dëm, jo vetëm të funksionarëve të shtetit të emëruar në detyrë në mënyre të ligjshme, por edhe në dëm të vetë interesave të ligjshme të shtetit, nuk mund të kryhen nga ana e një personi të përgjegjshëm, kërkojmë që, në përputhje me përcaktimet e nenit 44 të K. Pr. Penale, pas regjistrimit të këtij kallëzimi… shkruhet ndër të tjera.