Prokuroria: Të sekuestrohet pasuria e Alfred Pezës

490
Organi i akuzës i drejtohet gjykatës me kërkesën për bllokimin e aksioneve të deputetit socialist. Hetohet për pastrim parash
Në bazë të ligjit “anti-Mafia”, njësia Task Forcë e prokurorisë për Krimet e Rënda ka dorëzuar dje në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pasurive të deputetit të PS-së, Alfred Peza. GSH.al shkruan se kjo kërkesë e prokurorisë erdhi pas hetimit që nisi në fillim të vitit ndaj deputetit për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 20 janar nisjen e hetimit penal nën dyshimin e pastrimit të parave ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, pas publikimit në media të një kontrate të vitit 2015 në të cilën bashkëshortja e Pezës kishte blerë aksione me vlerë 113 milionë lekë në Bankën Credins.

Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme deklaruan se dosja hetimore në ngarkim të deputetit Peza është regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe të “Fshehjes ose deklarimi i rremë të pasurisë” , vepra këto që në rast se vërtetohen edhe nga gjykata, deputeti socialist rrezikon një dënim me deri në dhjetë vjet burg.

Si nisi historia
Hetimet nisën pas publikimit në media të një kontrate të nënshkruar në mars të vitit 2015 mes Aleksandër Pilo dhe Mirela Ndini, në të cilën Pilo i shiti Ndinit 1 për qind të aksioneve të Banka Credins SH.A përkundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro). Mirela Ndini është bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza, i cili më parë ka punuar si gazetar. Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i Kuvendit.

Gjatë muajve të hetimit, në prokurori është paraqitur dhe ish- bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli, si dhe kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj. Toli ka dhënë informacion për pasurinë e deputetit, marrëdhëniet e tyre financiare dhe konfliktin që kanë pasur për pensionin ushqimor të djalit, pas divorcit. Ajo gjithashtu është treguar e gatshme në bashkëpunojë më tej me organin e akuzës.

Qëndrimi i Pezës
Deputeti socialist, Alfred Peza, ka shpjeguar publikisht edhe burimin e parave të tij. “Bashkëshortja ime ka qenë dhe është subjekt i kontrollit dhe deklarimit të pasurisë prej 15 vjetësh, që nga viti 2002. Ndërsa unë, nga viti 2013 e në vijim. Për rrjedhojë, të gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kanë qenë dhe janë të kontrolluara nga ILDKP. Deri më sot, as ajo dhe as unë, nuk kemi menaxhuar asnjëherë, asnjë lek nga fondet dhe pasuritë publike”, është shprehur Peza. Sipas tij, “deri në marsin e vitit 2015, kemi preferuar që kursimet tona, t’i depozitonim në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri”. “Derisa vendosëm që këto para, t’i investonim në forme aksionesh bankare. Një transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si një e drejtë e çdo qytetari të kësaj Republike. Të gjitha këto veprime, janë të deklaruara dhe depozituara pranë ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore”, tha Peza.
PS, “ndihmë” nga autobusët për të mbushur sheshin “Skënderbej”
Sekretari për Aksionin Qytetar pranë Partisë Demokratike, Ervin Salianji, menjëherë pas mitingut të Ramës me të rinjtë, ka denoncuar në rrjetet sociale se gjimnazistët kanë ardhur me detyrim nga e gjithë Shqipëria. Ervin Salianji ka postuar në “Facebook”, fotot ku shihen autobusët e parkuar pranë mitingut të partisë Socialiste. Më tej, Salianji ka thënë se ata që provokuan protestën e opozitës, ecjen në karrierë e kanë vetëm mbrapsht. “Dështim spektakolar i Rilindjes! Përdorimi i autobusëve të gjimnazeve nga e gjithë Shqipëria, presion ndaj gjithë administratës publike për të sjellë secili fëmijët e përsëri hapësira para bashkisë ngjitur me Sheshin ‘Skënderbej’ nuk mbushet dot nga Rilindja, një hapësirë që është dy herë më e vogël se çadra e lëvizjes qytetare e ngritur nga opozita!”, shkruan Salianji. “Provokojnë dhe opozitën duke bërë presion me lugë çaji! Flasin dhe për marrje përpara këta që ecjen në karrierë ose në jetë e kanë vetëm mbrapsht!”, tha zyrtari demokrat.
Sigal