Prokuroria kërkoi 4 vite burg, shtyhet gjyqi për Shkëlqim Mirin (Detaje)

467
Sigal

Është shtyrë për me datë 14 nëntor gjyqi për Shkëlqim Mirin, ish-gjyqtarin e arrestuar për korrupsion. Siç raportojnë burime për Fax News, një nga arsyet kryesore të shtyrjes së seancës gjyqësore ka qenë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues, Flora Hajredini, e cila ndodhet në trajnim jashtë shtetit.

Kujtojmë që pak kohë më parë prokuroria kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Apelit, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit.

Gjykatësi, Shkëlqim Miri u ndalua me akuzën e korrupsionit. Sipas verifikemeve më të hershme Miri kishte ndryshuar akuzën  nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje për Gentin Dodën. Shtetasi i akuzuar ishte ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq policia  më pas gjatë kontrollit me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë gjeti edhe 300 milionë lekë të vjetra.