Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit listën e prokurorëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të KED

423
Prokurori I Përgjithshëm Adriatik Llalla I ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016, si më poshtë vijon:

I. Nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore një prokuror.
1. Znj. Rovena GASHI- Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
-Diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1999
-Përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002
-Emëruar prokurore në vitin 2001
-Emëruar prokuror në Prokurorinë e përgjithshme në vitin 2013
-Vlerësuar “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe professional
-Nuk ka masë disiplinore në karrierën e saj
-Nuk ka filluar një proçedim disiplinor para kandidimit
-Nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale
-Nuk është dënuar më parë me sanksion administrative për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

II. Nga prokurorët e prokurorive pranë gjykatës të apelit, përmbushin të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore dy prokurorë:
1.Z. Gentian TRENOVA- Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
-Diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 2002
-Përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005
-Emëruar prokuror në vitin 2004
-Emëruar prokuror në prokurorinë pranë gjykatës së apelit Tiranë në vitin 2006
-Vlersuar “shumë mirë “ në 2 vlersimet e fundit etik dhe professional
-Nuk ka masë disiplonore në fuqi
-Nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale
-Nuk ëshët dënuar më parë me sanksion administrative për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
2.Znj. Fatjona MEMÇAJ- Prokurore pranë gjykatës së Apelit Tiranë
-Diplomuar në Universitetin “Luigj Kurakuqi”, Fakulteti I Drejtësisë Shkodër viti 1999
-Ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002
-Emëruar prokurore në vitin 2001 
-Vlersuar “shumë mirë”në 2 vlersimet e fundit etik dhe professional
-Nuk ka masë disiplimore në fuqi
-Nuk ka filluar një proçedim disiplinor para kandidimit
-Nuk është dënuar më parë me sanksion administrative për shkelje të rrëgullave lligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
Sigal