Prokurori i dosjes “Tahiri”, Dritan Prençi del i pastër nga vettingu, rikonfirmohet në detyrë

163

Pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi është rikonfirmuar në detyrë.
c771ba6b-1871-48c8-8953-0a8801b36fcd
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu kanë dalë në konkluzionin se hetuesi i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është i pastër në të treja shtyllat e kualifikimit

KPK ka lexuar raportin, ku thuhet se Prenci ka një apartament 71, 4 metra katror të blerë në vitin 2008 me vlerë 31,200 euro dhe të likujduar me kredi. 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.

Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

“Jam para një procesi transparent dhe jam dakord me gjetjet e komisionit.  kërkoj konfirmimin në detyrë”- ka thënë Dritan Prençi në seancën e mëparshme me KPK.

Në adresë të prokurorit ka pasur një kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit për shpërdorim detyre, por është vendosur mosfillim pasi s’ka patur vepra penale. Konkretisht shtetasi H.P. ka kallëzuar për shkelje të etikes së prokurorit, pasi sipas këtij shtetasi, Dritan Prenci ka nxjerre nga zyra avokatin e tij.

Por te dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Dritan Prençi nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-kur e ka deklaruar atë për herë të parë. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e prokurorit Dritan Prençi kap vlerën e 4.59 milionë lekëve.

Diferencën në rritjen e pasurisë së zotit Prençi e bën blerja e një apartamenti me kredi në vlerën e 4.3 milionë lekëve; pasuria e vetme e paluajtshme që ai zotëron. Gjithashtu, në fund të vitit 2016 prokurori ka deklaruar se zotëron likujditete në bankë në vlerën e 9444 lekëve dhe një automjet të blerë për rreth 277 mijë lekë.

Të ardhurat e familjes Prençi përbëhen vetëm nga paga e tij dhe ajo e bashkëshortes. Përgjatë 13 viteve të deklarimit, të ardhurat familjare të prokurorit Prençi kapin vlerën e 21.1 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zotit Prençi iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik 12 deklarata pasurie dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

auto_Dritan-Prenci-foto-skeda1528191505

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004  

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007  

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015