Prokurori i Antimafies italiane, Roberti: “Shqiptarët, në “Top listë” për tregun e drogave të lehta

486
Foxhianët janë liderë të trafikut të substancave narkotike në Itali, falë raportit të privilegjuar me shqiptarët 
Prokurori i Antimafias italiane, Franco Roberti ka dhënë një panoramë të gjerë të krimit në Itali, duke thënë se “në Itali prej kohësh nuk ekziston vetëm mafia siciliane, Kamorra dhe Ndrangeta por edhe një organizatë e katërt e padepërtueshme e ashtuquajtura “Shoqëria foxhiane”. Në një takim të zhvilluar me studentët e qytetit të Foxhias, prokurori kombëtar i Antimafias dhe Anti-terrorizmit, nuk la pa përmendur edhe lidhjet e Shqipërisë me këtë vend të drogës. Sipas Prokurorit të Antimafies italiane, “Foxhianët sot janë liderë të trafikut të substancave narkotike në Itali falë raportit të privilegjuar me shqiptarët, që sot pas amerikano-jugorëve janë trafikantët më të mëdhenj të drogave të lehta në botë,” tha Roberti, shkruan La Repubblica. “Kemi sekuestruar sasi shumë të mëdha hashashi e marijuane, me tonelata dhe, prandaj jo rastësisht ishim javën e kaluar në Shqipëri me prokurorin e Barit, Giuseppe Volpe”-, vazhdoi Prokurori i Antimafias italiane. Franco Roberti, tha se droga nuk ishte elementi i vetëm me të cilin policia po përballet. Trafiku i armëve gjithashtu ishte një problem shqetësues, sidomos nga vendet e ish-Jugosllavisë.
Senatori Italian Mauro apelon: Mogehrini ka detyrim të jetë e paanshme në qëndrimet ndaj politikës shqiptare 
Senatori Italian Mario Mauro shprehet kritik me qëndrimin e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, e cila deklaroi se bojkotoi i Partisë Demokratike po pengon reformën në drejtësi dhe integrimin. Senatori Mauro, i cili të martën ishte në çadrën e protestës së partisë demokratike tha, se përfaqësuesit e institucioneve evropiane duhet të jenë të vëmendshëm ndaj problemeve të vendeve aspirante në BE, dhe të paanshëm në qëndrimet e tyre. Ai theksoi: “Dua të kujtoj se ato që përfaqësojnë institucionet evropiane, e kane për detyrë të jenë të paanshëm dhe për detyre që të shohin me vëmendjen e duhur problemet e brendshme të një vendi, qe populli të ndihet i respektuar. Pikërisht për këtë mendoj qe nuk është opozita qe po bllokon institucionet, parlamentit dhe procesin e integrimit, por është qeveria që po rrezikon të bojkotoje demokracinë. Nuk është precedent i rrezikshëm në rastin kur vendi është dukshëm në gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që kemi të bëjmë me një situatë të tillë, e konfirmon qëndrimi në pushtet i atyre personave qe janë te lidhur me krimin. Është detyrë e shoqërisë që të zgjidhë këtë situatë dhe detyrë e institucioneve që të mos lejojnë që në zgjedhje të futen financime të dyshimta që mund të ndihmojnë njërën apo tjetrën palë” Kujtojmë, që dy ditë më parë, senatori italian Mario Mauro ishte në në Çadrën e protestës së Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, ku deklaroi publikisht duke mbështetur kauzën e opozitës: “Qeveria po bojkoton demokracinë.”
Sigal