Prokurori i Antimafias italiane: Kriminelët shqiptarë lidhje të ngushta me mafian, luajnë edhe kokainën

608
Pas takimit me kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho nuk ka nguruar të flasë për grupet kriminale shqiptare. Sipas tij ato, janë kthyer tashmë problem edhe në Itali, pasi kanë arritur të shtrihen gjërësisht dhe të krijojnë lidhje me grupet mafioze më të rrezikshme.
De Raho tha se, grupet shqiptare fillimisht kontrollonin trafikun e drogërave të lehta dhe të armëv,e ndërsa tashë edhe kokainën. Ndërsa fillimisht aktivitetin e kishin vetëm në Jug, tashmë janë përhapur edhe në Italinë qendrore e veriore.
“Mafia shqiptare ka aftësi të bashkëpunojë me mafian tonë, kontrollojnë trafikun e drogërave të lehta por edhe të armëve, së fundmi edhe të kokainës. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë të shumta në numër. Ndërsa fillimisht aktivitetin e kanë pasur të përqëndruar në zonat bregdetare, tashmë janë përhapur edhe në Italinë qëndrore por edhe në Veri. Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të krijojnë aleanca me krimin tek ne, ndaj edhe duhet të vijojmë koordinimin dhe bashkëpunimin për t’i prerë këto lidhje”,-tha ai.
Sigal