Prokurori amerikan: Në Shqipëri ka korrupsion galopant. Vettingu do të zgjasë 4 deri në…

722
John Leonardo ka qenë një prokuror i rëndësishëm në SHBA. Por tashmë 71-vjeçari është pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë, pjesë e një përpjekje të pazakontë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Leonardo ka dhënë një intervistë për portalin amerikan Tucson.com.
BE kërkon që Shqipëria të kalojë në proces vetingu 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, duke ofruar 10 milionë euro për financimin e këtij procesi.
“Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës,” thotë Leonardo.
“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë”.
I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë: “Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë.
Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të vetingut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të vetingut. Ky proces do të shkojë nga 4 deri në 5 vite”.
Sigal