Prokurori Adnan Xholi konfirmohet në detyrë

632
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë  prokurorin e  Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.

Vendimi i shoqërua me duartrokitje, teksa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë zoti Xholi.

Seanca nisi me 5 minuta vonesë për shkak të problemeve me foninë në sallën e KPK-së.

Trupa gjykuese e vetingut drejtohej nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Brunilda Bekteshi: Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjitha shpjegimet e dhëna nga subjekti i rivlerësimit si dhe dokumentacionin e paraqitur, kreu analizën financiare përfundimtare konstaton se subjekti i rivlerësimit me veprimet apo mosveprimet e tij nuk ka cënuar besimin e  publikut si dhe ka arrituir një nivel të besueshëm sa i përket kriterit të pasurisë.Në vlerësimin terësor të tre kritereve të vlerësimit, trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë të subjektetit të rivlerësimit Adnan Xholi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Çfarë konstatoi KPK në seancën dëgjimore

Sipas ILDKPKI deklarimi i prokurorit është i saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Prokurori ka një apartament 107 m2 në Tiranë me vlerë 50 mijë euro, automjet 4 mijë euro. Ka një llogari kursimi 2 milion e 600 mijë lekë, tokë bujqësore e përfituar me ligjin 7501 në Lushnje. Për apartamentin Xholi ka deklaruar si burim kredie dhe një hua 5 mijë euro.

KPK ka konstatuar se subjekti në vite ka mungesë likujditeti për shpenzimet. Ndërkohë DSIK ka dërguar një raport ku ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës. Për subjektin e rivlerësimit janë depozituar 4 denoncime.

Vetë prokurori u shpreh se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte i thellë dhe objektiv dhe kujtoi se gjatë akvitetit të tij kishte sekuestruar pasuri të disa bandave kriminale.

“Gjatë aktivitetit tim si prokuror kam kërkuar disa dënime me burgime të përjetshme. Gjatë aktivitetit tim janë sekuestruar disa pasuri të bandave të Lushnjes, Durrësit dhe të grupeve të tjera” u shpreh ai.