Projektligji për Avokatinë: Të përjashtuarit nga vetingu, jo avokatë

1514
Sigal

Magjistratët, të cilët pezullohen apo përjashtohen nga sistemi për shkak të ligjit të vetingut, nuk do të mund të marrin as licencën e avokatit. Ky ishte propozimi i artikuluar në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore, që tejkalon edhe masat disiplinore të sanksionuara në ligjin e rivlerësimit kalimtar. Nuk ka marrë ende një përgjigje fati i së ardhmes profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve që përjashtohen nga Vetingu. Komisioni Parlamentar i Ligjeve po shqyrton nen për nen Ligjin e ri “Për Profesionin e Avokatit”, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, nëse subjektet që nuk kalojnë Vetingun do munden të ushtrojnë këtë profesion. Deputetë dhe përfaqësuesi i EURALIUS kërkuan që në ligj të specifikohet, se subjektet që nuk kalojnë Vetingun, të mos ushtrojnë profesionin e Avokatit. Ndërkohë, që kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se nga mohimi i së drejtës për ushtrimin e këtij profesionit duhet të aplikohet kur provohet se kemi të bëjmë me persona që kryejnë krime të rënda.

Haxhia: Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për të gjitha ato vepra penale, rrethi i të cilave përcaktohet në statut. Me dashje është edhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Vendimi përfundimtar mbi këtë pikë të Ligjit për Avokatinë, do të merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve këtë të premte. Prokurorët dhe gjyqtarët, që nuk kalojnë vetingun, nuk duhet të ushtrojnë as profesionin e avokatit.